Furra e bukës ‘Bardhoshi’ në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 17:30.
Sinjali mëson se vetëm pronari i furrës ka marrë lëndime të lehta duke tentuar që të fikë flakët, ndërsa nuk raportohet për persona tjerë të lënduar.
Ende nuk dihet cili është shkaku që shkaktoi zjarrin, mirëpo zjarrfikësit dhe njësite tjera relevante janë në vendin e ngjarjes.
Për shkak të sigurisë së qytetarëve, është ndërprerë komunikacioni në afërsi të objektit ku ndodhet furra në mënyrë që të evitohen rreziqet e mundshme.
Video tek linku më poshtë: