E rëndë, pensionisti nga Durrësi gjendet i copëtuar në katër pjesë në lum

Mediat italiane kanë zbuluar misterin e kufomës së gjendur copa-copa, të gjetur në një lum të Venetos, në Italinë e Veriut. Sipas policisë së Rovigos, bëhet fjalë për Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, i cili prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.

Pas ngjarjes autoritetet u vunë në alarm rastësisht, kur disa punonjës të specializuar në mbarëvajtjen e lumit Adigetto sinjalizuan një këmbë njeriu që po pengonte sistemin e filtrimit të ujit. Policia gjeti më pas edhe katër pjesë të tjera, që sipas tyre janë hedhur të paktën 10 ditë më parë në lum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *