Një grua ka humbur jetën të hënën pasi është aksidentuar nga një kamion.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Manatsericë të Prizrenit, njofton policia.
Gruaja ishte dërguar me lëndime trupore për trajtim mjekësor, por që nuk iu ka bërë ballë plagëve të pësuara.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.