PAMJE- Aksident i rëndë në Podujevë, tre persona të lënduar, nisen drejt QKUK-së

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku janë lënduar dy persona, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Bazuar në pamjet e publikuara në media, njëra prej veturave ka dëmtime të mëdha.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *