Policia ka njoftuar për një rast të “vrasjes në tentativë” në Prishitnë.
Siç njofton Policia viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me një person njëjti ka shtënë në drejtim të tij me revole.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar vetëm gërvishje, kurse i dyshuari është në kërkim.
“VRASJE NË TENTATIVË /Rruga e Vushtrrisë, Prishtinë 01.08.2022 – 21:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti ka shtënë në drejtim të tij me revole, me ç’rast ka pësuar një gërvishje, pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim”, njofton Policia.