Instruktori e inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, vdes 33-vjeçarja

Një instruktor i sporteve ekstreme e në veçanti atë të hedhjes nga lartësia me litar elastik, është dënuar me katër vite burgim, pasi një grua ra për vdekje nga 30 metra lartësi para syve të bashkëshortit.

“Gruaja ime u rrëzua para syve të mi”, tha Alexander Tkachenko.

Yevgenia Leontyeva, 33-vjeçe, ishte skeptike për hedhjen me litar nga kulmi i një hoteli në Kazakistan, pavarësisht se një hedhje të tillë e kishte bërë më herët.

Kjo nënë e tre fëmijëve e kishte lënë fillimisht mikeshën e saj që të hidhet, që rezultoi një hedhje e suksesshme, por kur i erdhi asaj radha gjërat ndryshuan për të keq.

Sipas dëshmitarëve okularë, Yevgenia dukej e frikësuar por në fund kishte dëgjuar këshillat e instruktorit Alexander Muznikas, 33-vjeç që e inkurajonte që të hidhej.

“Ai i tha se nuk është hera e parë që po hidhesh. E di si duhet ta bësh. A t’i vendosa pajisjet mbrojtëse”, tha një dëshmitar.

Ajo në video shihet duke u hedhur nga kulmi i hotelit para syve të bashkëshortit Alexander Tkachenko që i thotë “të dua”.

Videoja e plotë nuk është postuar për shkak të pamjeve të rënda, por ajo përplaset për tokë dhe më pas në rrethojën mbrojtëse të hekurt që ishte shumë afër saj.

Në fund pas hetimeve është konstatuar se instruktori nuk e kishte lidhur si duhet për druri litarin elastik, gjë që ky gabim i solli vdekjen asaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *