Dy këngëtare shumë të dashura dhe të pëlqyera nga publiku.
Bëhet fjalë për Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin, dy artiste të cilat po marrin vëmendje me disa dukje të njëjta.
Siç duket Dafina po inspirohet nga Era, pasi kjo e dyta publikon e para këngë apo foto me ato veshje.
Pasi u inspirua për klipin e këngës “Luje belin”, të cilën e solli në bashkëpunim me Kidën, edhe në projektin që lansoi minuta më parë u shfaq me veshje thuajse të njëjtë si të Eres.
Me veshje ngjyrë neon, të hapur në pjesën e sipërme e gjoksit si dhe tek këmbët duken tejet të ngjashme.