Dy këshilltarët komunal nga Apatini, qytet në Serbi, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Milorad Mërgja, kryetar i Këshillit lokal të Partisë Radikale Serbe, janë përleshur sot në qendër të atij qyteti, para qytetarëve të cilët të tronditur dhe në mosbesim kanë përcjellë konfrontimin e dhunshëm fizik.
Një nga qytetarët e ka regjistruar këtë situatë mjaft të çuditshme.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Nova.rs, konflikti mes dy këshilltarëve ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve për Kosovën, dhe siç e shihni në video njëri prej tyre është edhe zbathur!
Nuk dihet ende se si ka përfunduar përleshja fizike.