Dafina ka ‘nafak’, i dashuri i saj ka shije për dhurata, sa gjëra të bukura i paska blerë

Një çift shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Dj Geek të cilët kohë pas kohe publikojnë çaste të lumtura me njëri-tjetrin, shkruan gazeta Neutral.

Kësaj radhe këngëtarja përmes një video në InstaStorie ka treguar dhuratat që i bëri i dashuri i saj .

Dhurata kap shifra marramenëse, Dj Geek i ka dhuruar një çantë Gucci, një palë patika Nike Jordan dhe një buqet me lule me një mbishkrim ‘Love you forever, Genci’.

Ai këtë dhuratë i’a bëri në shenjë për ta mbështetur për këngën e re që ka shumë pak orë që e ka publikuar.

Bukuroshja e ka falenderuar duke i thënë ‘My hubby spoiling me for my new musicvideo dropp! Thank u for being my biggest supporter! The love of my life! Te dua’.

Kujtojmë se Dafina ka pak orë që e ka publikuar këngën ‘Dhimbje Dhimbje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *