Ikona e bukurisë Armina Mevlani po i dedikohet pushimeve.
Kjo tashmë kur ka mbaruar sezoni i programit “Goca dhe gra”, kohë për të pushuar me bollëk.
Njëkohësisht edhe për t’iu përgjigjur fansave.
Dikush e ka pyetur nëse ka menduar të bëjë ndërhyrje për zvogëlimin e gjoksit.
Ajo e ka pranuar se po!
“E kam konsideruar absolutisht, në të ardhmen sepse veçse kam skoliozë. Por, jam vërtetë e frikësuar nga çdo lloj operacioni në përgjithësi” – ka deklaruar ajo.
Duket se pesha e gjoksit ka ndikuar që të deformohet shpina e bukuroshes prandaj ndërhyrja duket domosdoshmëri dhe jo opsion.