Ardian Bujupi “shpërthen” ndaj analistit gjerman: Kosova është shtet në veti, e përkrahi Albin Kurtin

Një analist gjerman në “TikTok” ka bërë një deklaratë të rrejshme duke thënë se ka eskaluar situata mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë deklaratë, artisti i njohur Ardian Bujupi, ka publikuar një video duke dhënë shpjegimin e saktë.

Bujupi i tregoi të vërtetën, duke i thënë që të mos jap informacione të rreme.

Kosova ka dashur t’i ketë të drejtat e barabarta njësoj sikur Serbia që po kërkon të drejtat e tyre nga Kosova.

Njësoj sikur shqiptarët që po jetojnë në Serbi që kanë pasaporta dhe targa të Serbisë, të njëjtën po e kërkon edhe Albin Kurti për serbët që jetojnë në Kosovë, që në të ardhmen nuk munden të jetojnë me pasaportë të Serbisë.

Unë e përkrahi sepse është shumë logjike që Albin Kurti po e kërkon këtë. E kanë merituar këtë masë sepse Kosova është shtet në veti. Për këtë arsyeje mos jep informacione të rreme”, përfundoi ai.

/Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *