Njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj në një postim në Facebook mirëpret vendimin për shtyrjen e afatit prej 30 ditësh.
Mirëpo thotë se, do të ishte mirë sikur aksioni të ishte koordinuar me amerikanët fillimsht e jo ҫdoherë të tërhiqemi.
Ai thotë tutje se Serbia, nuk do të reflektoj, sepse nuk njeh gjuhë tjetër por asaj të forces.
Postimi i plotë:
Shtyerja e afatit për 30 ditë dhe shtensionimi i situatës pas kërkesës amerikane është ok.
Kishte me qenë me mirë nëse aksioni të ishte koordinuar me amerikanët paraprakisht, e jo të terhiqemi çdoherë, sepse kjo formë po i frymëzon me shumë forcat ekstremiste.
Megjithatë, tani situata është e qartë. Pas 30 ditësh ose duhet të ketë reflektim të serbisë, ose aksion!
Serbia, nuk do të reflektoj, sepse nuk njeh gjuhë tjetër por asaj të forcës. Prandaj, institucionet e Kosovës, duhet përgatitur një plan të detajuar operativ, ta koordinojnë me Ambasadën Amerikane dhe nëse pas 30 ditësh ka aksion, atëherë të jetë i përgatitur mirë dhe të shkojë deri në fund!