Me tensionimin e situatës në Veri, Policia e Kosovës ka shtuar numrin e trupave të saj për të mbajtur rendin atje.
Indeksonline raporton se patrullimet e policisë janë shtuar, duke u munduar të mbajnë situatën nën kontroll.
Madje, një autobus më udhëtarë është ndaluar në Zubqë dhe pas patrullimit është kthyer mbrapa.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se situata është duke u monitoruar nga afër.
Më herët u raportua se një familje kosovare u sulmua në pikëkalimin kufitar, aty ku edhe serbët civilë kanë vendosur barrikada, si protestë kundërshtimi për masën e reciprocitetit, e cila hyn në fuqi sonte në mesnatë /Indeksonline/