Koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli ka kërkuar të kthehet në detyrë duke parë situatën që po mbizotëron në veri të vendit
“Në mbrojtje të atdheut të gjithë së bashku”, ka shkruar mes tjerash aj.
Reagimi i plotë i tij:
Vullnetarishtë Ju drejtohem drejtuesëve të shtetit tim, në veqanti SH.P.FSK.
Bazuar në informacionet që jemi duke i dëgjuar nga mediat tona dhe prononcimet e institucioneve të Republikës, paraqitem vullnetarishtë për rikthim në detyrë në FSK-së, sipas vlerësimeve dhe nevojave të institucioneve tona.
Atdheu Nderi dhe Detyra.
Në mbrotje të atdheut të gjithë së bashku.
Kolonel Afrim Veseli në pension.
Prishtinë