Pas sirenave të lëshuara në veri të Kosovës, është raportuar se janë bllokuar rrugën në Zubin Potok dhe Zveçan.
Policia e Kosovës ka thënë se ka pasur një lajm të rremë se Njësia Speciale do të niset për në Zubin Potok, lajm të cilin e ka mohuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
“Kishte një bllokim të rrugës në Zubin Potok afër Varagit dhe në Rudar.
Pretendohet se është përhapur një lajm i rremë se komuna do të bllokohet nga njësitë speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë”, tha Besim Hoti për median në gjuhën serbe Kossev.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë. /Zëri
Këtu mund ta shikoni VIDEO