Një person është plagosur me kallashnikov pasditen e së enjtes në fshatin Potok të Podujevës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa dy persona të dyshuar janë arrestuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.