Komuna e Skenderajt ka reaguar pasi sot më 02.07.2024, nga erërat e forta u dëmtua objekti banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
KALLXO.com ka publikuar sot pamje nga pasojat e stuhisë në Skenderaj të këtij objekti i cili ndodhet në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.
Komuna në reagimin e saj ka thënë se përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera.
“Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë. Komuna e Skenderajt shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara” – thuhet në reagimin e Komunës së Skenderajt./Kallxo.com