Një stuhi ka goditur paraditen e sotme shtetin e Malit të Zi.
Edhe pse vera në Malin e Zi përgjithësisht është e ngrohtë e ndonëse e thatë, në fotot dhe videot e publikuara nga mediat atje, shihet që në të gjitha qytetet ka pasur stuhi sot.
Në foton e publikuar nga “Vijesti” shihen dy vetura thuajse të përmbytura në qendër të Budvës.
Poashtu pamje të tjera janë publikuar edhe nga Ulqini, Tivari e Podgorica.