Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ‘’Zelensky i ri’’, i cili sipas tij po e luan viktimën.
Vuçiq këtë e tha gjatë një paraqitjeje të sotme para popullit serb, ndërsa reagonte lidhur me masat e autoriteteve të Kosovës, mbi hyrjen në fuqi të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.
Deklarata e Vuçiqit sipas Tanjug, citohet si vijon: regjimi i Prishtinës po përpiqet që, duke e bërë veten gjithmonë viktimë, të përfitojë nga disponimi në botë ku mendojnë se mund të luajnë letra ”Putin i madh e urdhëroi Putinin e vogël, kështu që Zelenski i ri në formën e Albin Kurtit do ta shpëtojë dikë dhe luftojnë kundër Serbisë së madhe dhe hegjemonisë”,indeksonline.