Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Në një postim në Facebook, Begaj e ka quajtur Kadarenë gjeni të letrave dhe kolos të mendimit e penës.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës”.
Kadare u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit, në moshën 88-vjeçare.