Sërish incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Sipas informacionet të para që ka siguruar Sinjali – thuhet se sërish kishte incident zjarri në IML.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Zjarrfikësit e Kosovës, ku thanë se kanë intervenuar në atë zonë, po pa ndonjë rrezik të madh.
Brenda vitit që shkoi, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) i Kosovës është kapluar dy herë nga zjarri.