Sot është hapur pishina publike e Gërmisë, teksa në ditën e parë të nisjes së sezonit veror hyrja do të jetë pa pagesë.
“Ju informojmë që sot gjatë gjithë ditës hyrja do të jetë pa pagesë, ju ftojmë të vini dhe të shijoni një ditë relaksi në mes të gjelbërimit të parkut të bukur të Gërmisë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Çmimet mbeten të njëjta sikurse vitin paraprak, ku gjatë ditëve të javës hyrja është 4 euro për të rritur, 2 euro për të vegjël. Në fundjavë çmimi është i njëjti për të vegjëlit, ndërkaq për të rriturit është 5 euro.