Një grua ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt. Viktima, Gyltene Halili, ishte pasagjere në veturë, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve dhe vdiq.
Lidhur me këtë rast, ka rrëfyer mjeku Gimi Veliu, i cili ka qenë dëshmitar i aksidentit, pasi rastisi të kalonte në atë rrugë dhe ofroi ndihmën e tij.
Siç ka shkruar Veliu, përkundër përvojës së tij si mjek i urgjencës, aksidenti i sotëm ka kaluar çdo kufi “të reales se sa e dëmtuar kishte qenë viktima.”
“Me ndihmën e policit hapem deren nga ana pasangjerit dhe perkunder pervojes sime si mjek urgjence dhe ballafaqimit me viktima nga aksidente te ndryshme, kjo e sotmja tejkaloj gjithe kufinjte e reales se sa shume e demtuar ishte viktima e ngujuar mbrenda automjetit. Mbuluam automjetin ngase binte shi me breshër dhe ishte shtrëngate. Ne vendngjarje kishim edhe shoferin e veturës dhe kamionit lehte te lënduar por te traumatizuar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i doktorit:
Ju lutem te kemi kujdes gjate vozitjes dhe te jemi vigjelent kur jemi duke vozitur automjetin!!!
Para disa oreve rastisa ne nje aksident rrugor me fatalitet, qe kish ndodh jo me shume 5 minuta para arritjes sime ne ate pike. Ndalova veturen, ju prezentova policit qe kishte ndaluar komunikacionin , se jam personel mjeksor dhe ofrova ndihmen time. Polici me tha te lutem kemi nje person te ngelur mbrenda vetures po spo dij a eshte ende me shenja te jetes. Bashku ju afruam vetures e cila nga goditja me Kamionin ishte perplasur me pas ne shtyllen elektrike te betonit dhe ishte demtuar tej mase.
Me ndihmen e policit hapem deren nga ana pasangjerit dhe perkunder pervojes sime si mjek urgjence dhe ballafaqimit me viktima nga aksidente te ndryshme, kjo e sotmja tejkaloj gjithe kufinjte e reales se sa shume e demtuar ishte viktima e ngujuar mbrenda automjetit.
I bera me dije policit se fatkeqsisht nuk ka asgje me shume qe mund te bejme.
Mbuluam automjetin ngase binte shi me bresher dhe ishte shtrengate. Ne vendngjarje kishim edhe shoferin e vetures dhe kamionit lehte te lenduar por te traumatizuar.
Hapa telefonin dhe bera thirrje ne urgjence te qytetit te Vitise, dhe njekohesisht polici me njoftoj se kishin thirr emergjencen dhe sherbimet tjera urgjent te Ferizaj te cilet nuk vonuan shume dhe erdhen ne vendngjarje.
Ngushllime per familjen qe ka humbur te afermen e tyre.
Kujdes gjate vozitjes per te gjithe qytetaret qe te kemi sa me pak , ose fare te mos kemi raste te tilla.