Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”, shkruan Gazeta Neutral.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se zyrtari policor i nacionalitet boshnjak është nga Peja dhe quhet Tarik Kurgas.
Kurgas, sipas burimeve ka edhe babain e tij polic.
Po i njëjti burim, konfirmon për Gazetën Neutral se pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Polici i arrestuar dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë, ku për pasojë humbi jetën një 33 vjeçar.
“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.