Cllevio, Noizy dhe Stresi janë në krye të mediave rozë për shkak të debatit dhe ofendimeve që patën me njëri tjetrin.
Kjo për shkak se ky i pari është përfshirë në një konflikt me Noizyn, gjersa ky i fundit ka qenë mik i ngusht i Cllevios prej shumë vitesh.
Stresi ka folur së fundmi përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory.
I njëjti ka bërë një paralajmërim për të tjerët, duke thënë që nuk e lejon askënd që ta shajë, përveç Klevios meqë janë miq prej 20 vitesh.
Ai tutje thotë se nuk janë më shokë, por që e toleron pasi njihen shumë moti.
Fjalët e tij:
“Se desha të ju tregoj diçka seriozisht, ne e kemi shok prej 20 vitesh Kleviolin e kemi lënë të bëjë çfarë të dëshiron se nuk ia marrim për bazë asnjë gjë nëse më shan Klevioli, as unë Kleviolin seriozisht.
Por i kemi lënë punët vet, nuk jemi më shokë nuk ka shanse të më shaj mua njeri nga shtëpia ashtu, kurse Klevioli normal më ka sharë se më ka vëlla, por dikush tjetër jo që ta dini se mos keqkuptohemi.
Me qenë dikush tjetër i hyj në shtëpi me babë me nënë me vëlla me çka të ketë, me më sha kot. Kështu që Kleviolin e kemi vëlla”.