Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se katër persona kanë vdekur të enjten në rajonin e Prishtinës.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje për mënyrën apo arsyen e vdekjes së tyre, derisa kanë theksuar se trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu është bërë e ditur se tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

“HETIM MBI VDEKJEN . Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *