Një modele e OnlyFans ka treguar se ka shpenzuar më shumë se 100,000 dollarë (82,000 £) duke bërë seks në vende të pazakonta për të ‘përmbushur fantazitë e saj’.
Mimi Boliviana tha se kurrë nuk e ka menduar dy herë shpenzimin e parave për fantazitë e saj seksuale.
Ajo gjithashtu njihet si gruaja që bën seks me meshkujt derisa i bie të fikët.
Gjithashtu modelja ka zbuluar një mënyrë për të ruajtur lëkurën e saj të butë si mëndafsh dhe të re duke përdorur maska të bëra me gjakun menstrual.
33-vjeçarja Mimi Boliviana nisi t’i kushtonte më shumë kohë vetes, teksa u njoh me idenë e vendosjes së maskave me gjakun e ciklit mujor nga vajza të tjera të Instagramit, të cilat gjithashtu po e provonin këtë trend të pazakontë, të njohur si maska menstruale.
Mimi thotë se maskat tashmë janë pjesë e rutinës së saj të lëkurës dhe ajo i aplikon disa herë gjatë çdo cikli.
“Është mirë të qëndrosh e re. Sa herë e bëj, duket sikur kam lëkurë bebeje. Jam plotësisht e hidratuar dhe e rigjeneruar. Zakonisht e aplikoj maskën disa herë gjatë ciklit duke përdorur një furçë. E mbledh me anë të kupës menstruale dhe e holloj me ujë të filtruar”, shpjegon ajo.
Ajo shton se gjaku nuk ka aromë të keqe për sa kohë ajo ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor.