Këngëtari amerikan, Justin Timberlake është arrestuar. Ai akuzohet për drejtimin e veturës në gjendje të dehur në Long Island të Nju Jorkut.
Kështu i kanë thënë autoritetet agjencisë Associated Press. Timberlake pritet të gjykohet më vonë të martën në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island.
Zyrtari nuk mund t’i diskutonte publikisht detajet e hetimit në vazhdim dhe foli me AP-në në kushte anonimiteti. Përfaqësuesit e Timberlake nuk e kanë komentuar rastin deri më tani.