Të shtunën në mëngjes një fabrikë është përfshirë nga zjarri në Babush të Ferizajt. Në këtë fabrikë që merret me përpunimin e filtrave, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, vlera e të cilave është goxha e majme.
Pasi Policia mori informacionin për këtë incident, Zjarrfikësit dh njësitë tjera kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin dhe fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Sipas informatave të para, dëmi kap vlerën e rreth 50 mijë euro.
Përveç tyre, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri dhe cili është shkaktari.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve.