Mërgimtari nga Zvicra kërcënon bashkëshorten dhe fëmijët, ky është veprimi i gruas…

Një mërgimtar nga Pozherani i Vitisë, i cili jeton në Zvicër, është denoncuar nga bashkëshortja e tij, me pretendimet për kanosje.

Rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici, ndërkohë që hetimet nga Prokuroria kanë nisur.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për të dyshuarin S.A., 40-vjeçar, i cili u raportua nga gruaja e tij, nën dyshimet se përmes mesazheve e telefonatave, e ka kërcënuar me jetë atë dhe fëmijët e saj që ndodhen në Kosovë.

Kjo situatë e ka shqetësuar atë tejmase, prandaj ka kërkuar ndihmë duke njoftuar Policinë, me ç’rast ka përshkruar në detaje bisedat me bashkëshortin.

Pas raportimit të ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti “dhunë në familje” dhe posa i dyshuari të arrijë në Kosovë të sigurohet prezenca e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *