Këta janë dy punëtorët e sigurimit të disko ‘Stop’ në Gjilan që rrahën pjesëtarin e FSK-së

Mbrëmë është raportuar për një rrahje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, ku punëtorët e sigurimit dyshohet se kanë rrahur një pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Irfan Demiri dhe Përparim Shabani.

Demiri dhe Shabani dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht 24-vjeçarin, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *