Arrestohet drejtori i “Bashkimi Reisen”, kompanisë i konfiskohet edhe një autobus

Policia e Kosovës sot ka realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit kundëkontrabandimit me migrantë. Në pranga ka përfunduar Labinot Ukaj, pronari i kompanisë turistike ‘Bashkimi Reisen’. Ukaj dyshohet se autobusin e tij kishte trafikuar shtetas të huaj.

Gjatë bastisjes në kompaninë ‘Bashkimi Reisen’ policia ka sekuestruar një autobus me të cilin dyshohet se Ukaj ka kontrabanduar migrantët.

Labinot Ukaj, që njihet edhe si ‘Lab Bashkimi‘, është vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri.

Lidhur me arrestimin e vëllait të tij, Ukimeri tha për Sinjalin se nuk e di ende se përse është arrestuar vëllai i tij, teksa ka mohuar të jenë kryer bastisje në kompaninë e tij.

“Ja ja, është vëllai jem, drejtori që është i firmës se unë ja. Nuk është bastisë kompania, veç e kanë marrë vëllain tem. E kanë marrë në pyetje po më shumë nuk di. Kurrgjë s’u bastisë te na. Nuk p’e di hiç pse është arrestu vëllai, se nuk jom unë në ngjarje hiç, nuk jom kanë ktu, hala nuk jom në ngjarje hiç. Po presim ndërkohë. Na kemi veç linja Prizren – Prishtinë, na qato linja i bajmë as nuk dalim jashtë shtetit as kurrkund“, tha drejtori Ukimeri për Sinjali.

Ukaj është bashkëshorti i zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, Xhevahire Bislimi.

Ky sipas burimeve të Sinjalit është sekuestruar edhe vetura e bashkëshortes së ‘Lab Bashkimit’, Xhevahires, pasi dyshohet se e ka përdorur si automjet për kontrabandimin e shtetasve të huaj.

Nga ky aksion janë arrestuar 18 persona për trafikim me emigrantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *