Vajzat e mitura shpesh bien pre e keqpërdorimeve në rrjete sociale, ku fotografitë e tyre mund të bien në duart e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varigovc të komunës së Lipjanit, ku një baba ka bërë të ditur për Policinë se vajzës së tij i është publikuar në rrjetin social TikTok një video ku shfaqen fotografitë e saj me përmbajtje fyese.
Sipas tij, vajza 11-vjeçare fotografitë e saj ia kishte dërguar një shoqeje e cila është bashkëmoshatare me të, por që ajo ato fotografi i ka përcjellë te kushërira e vet e cila më pas i ka publikuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim’.