Gërvalla për Tony Blair: Ai ishte mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gërvalla në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij.

“Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se si mik i madh i Kosovës, Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Postimi i saj:

Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë.

Si mik i madh i Kosovës, z. Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Sot, ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *