Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Edhe incidentet kur përdoren armët janë mjaft të shpeshta, sidomos nga personat e moshave të reja. Një rast i tillë është zbuluar sonte në fshatin Gramaqel të Deçanit. ku pati të shtëna me kallashnikov, raporton Gazeta Neutral.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur ekskluzivisht se ka pasur gjuajtje me kallashnikov në fshatin Gramaqel.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se sherri nisi pas një loje në një turnir futbolli.
Gazeta Neutral do të ju mbajë të informuar rreth rastit.