Një person është plagosur nga arma e zjarrit dje në fshatin Laqiq të Kamenicës.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“VRASJE NË TENTATIVË Laqiq, Kamenicë / 08.06.2024-17:03. Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.