Melinda qenka zgjuar sot në krahë të majtë: Ofendon keq këngëtaret shqiptare

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është pjesë e estradës prej disa vitesh.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Pika Pika” ka bërë disa video në InstaStory, ku ka akuzuar koleget e saj për kopjim, shkruan gazeta Neutral.

26-vjeçarja thekson se në vitin 2018 estrada shqiptare dukej më ndryshe, gjersa tani krejt duken sikurse ajo.

“Çfarë po më duket ekstrem qesharake kështu në 2018 krejt estrada shqiptare është dukur ndryshe, e në ditët e sotme 2022 po duken të gjithë si unë, a jeni shkuar te mjekët me fotografinë time, apo çfarë është bërë kështu”, u shpreh Melinda.

“Realiteti është realitet, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas dhe do e shihni se çfarë po them, sepse jam e vërteta në këtë në rregull”, tha ajo. / Neutral/

Shikoni videon më poshtë;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *