Armando Broja sezonin e ardhshëm mund të luaj për skuadrën e Milanit.
Klubi italian tashmë ka nisur bisedimet me Chelsean, për transferimin e sulmuesit shqiptar.
Sipas asaj që raporton ”Gazzeta Dello Sport”, shefi i merkatos së Milanit, Francesco Camarda, aktualisht ndodhet në Londër ku do të zhvilloj bisedime me drejtuesit e Chelseas, për huazimin e Brojës.
Sulmuesi 22-vjeçar është në listën e Sylvinhos për Kampionatin Evropian dhe kjo është një mundësi e artë për ta treguar vetën para syve të klubit të Milanit, pasi do të luaj pikërisht edhe kundër kombëtares Italisë, ndeshje e cila zhvillohet me 15 qershor.