Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një lagje në periferi të Romës.
I mituri ishte duke luajtur me shokët e tij në oborrin e pallatit kur ra në kontakt me rrymën.
Ai u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.
Sipas raportimeve, në momentin që 14-vjeçari ka prekur portën ka rënë në kontakt të menjëhershëm me rrymën elektrike, ndaj dhe hetimi i policisë është përqendruar në gjetjen e shkakut se si fijet elektrike janë përçuar në trupin e portës.
Trupi i pajetë i është vënë në dispozicion organit gjyqësor për të kryer autopsinë.