Kriset marrëdhënia midis Borës e Heidit?

Dy të dashurat e vëllezërve Veshaj, Heidi dhe Bora, teksa janë parë së bashku pas përfundimit të Big-ut, janë kthyer ndër më të preferuarat e publikut.

Pas “After Party-t” të BBV3 dhe pas pushimeve në jug me Romeon dhe Donaldin siç duket Bora dhe Heidi kanë vendosur t’i shkëpusin marrëdhëniet me njëra-tjetrën, ose të paktën kështu e tregojnë veprimet e bëra prej tyre, të cilat janë fshirë dhe nuk ndiqen më nëpër rrjete sociale.

Rikujtojmë që Romeo së bashku me Heidin ishin dy finalistë të BBV3, ku për herë të parë një çift mbërriti në finale. Heidi mori vendin e 4-të, ndërsa Romeo të 3-in, sakaq fituese e edicionit të tretë u shpall aktorja Egla Ceno.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *