Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza, i vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut

Ilir Abdullahut i njohur si Liza, i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj.

Liza dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 31.05.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës , ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro, por Gjykata e Apelit më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *