Pamje të tmerrshme: Cllevio nuk ndalet, shfaqet duke e rrahur me shkelma qenin e tij

Reperi shqiptar, Cllevio vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë për shkak të sherrit me reperin Noizy dhe Stresin.

Gjatë ditës së djeshme nga disa live video që kanë qarkulluar shihet Stresi dhe Cllevio të cilët duket se janë pajtuar.

Së fundmi, Cllevio ka publikuar një video tronditëse ku tregon qartë keqtrajtimin pa mëshirë ndaj kafshëve shtëpiake.

Mbrëmë në një video live, pas takimit me Stresin në banesën e tij, Cllevio doli duke ekspozuar bluzën dhuratë nga Noizy duke ironizuar jakën e saj.

I irrituar nga rrëmuja që kishin bërë shokët e tij në shtëpi, Cllevio për një moment të gjithë zemërimin me ta, ia shfryu qenit të tij, Pupi i cili ishte duke luajtur me një shishe uji plastike, mirëpo zhurma shqetësoi Kleviolin duke e nxjerrë nga vetja e duke goditur qenin me shklem, duke e kapur për qafe dhe duke e ofenduar.

Ai dëgjohet në video live duke i thënë: “Do të thyej në mes o zhulaq.” Reperi nga pamjet shihet duke e goditur dhe me shkelma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *