Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur ekskluzivisht se një person është plagosur para pak çastesh në lagje Taukbashqe në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri ka shkuar vetë në Spitalin Amerikan për trajtim.
Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund të kenë shkaktuar deri në plagosje.
Gazeta Neutral do të ju mbaj të informuar për detajet e reja.