Një zyrtar policor i Policisë Rajonale në Gjakovë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë është zbuluar dyshimi që rëndon mbi të
Polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se Alija është zyrtar i inteligjencës të Kosovës i cili nivelin e alkoolit e kishte 0.7.
Polici ishte arrestuar menjëherë nga kolegët e tij të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes.
Ai dyshohet për kanosje me armë dhe me fjalët: ” Kom me të vra”.