Policia e Kosovës ka konfirmuar vetaksidentin në autostradën “Arbër Xhaferi” më saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka njoftuar për Paparacin se një kamion është rrotulluar.
Ai ka shtuar se një person ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, tha ai për Paparacin.