Një grua në Prizren ka vdekur mesnatën e së hënës, dhe një familjar i saj po akuzon stafin spitalor, për mosdhënie të tretmanit mjekësor.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
”Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.