Parashikimi i motit për të martën: Paradite diell e vranësira, pasdite stuhi të fuqishme

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Disa nga rrufetë do të jenë të ashpra, njofton Meteo Kosova.

Reshjet më të përqendruara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, kurse zona më e rrezikuar parashihet të jetë kryesisht zona lindore/juglindore, ku si pasojë e reshjeve rrëke, pritet të ketë përmbytje.

Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *