Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mos përmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit.Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë.
“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenell.Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.