Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 02:27 në komunën e Pejës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës me ç’rast pas disa orëve ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Menjëherë pas identifikimit të rastit, njësitë relevante të policisë kanë dalur në vend ngjarje.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.