Ka kaluar vetëm pak kohë që nga dita që këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij me origjinë shqiptare, Xhoana Xheneti.
Media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve.
Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura.
Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.
Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.